Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën politike e ka shkaktuar vetë kreu i VV-së, Albin Kurti.
Bajrami e përmendi ofendimin që Kurti ia pati bërë opozitës në natën e zgjedhjeve, ku tha se në vend se të festoj dhe t’i afroj partitë, ai i ka fyer.
“Mirëpo ta bësh një gjë të tillë në natën e zgjedhjeve një kryeministër që e ka pasur një mandat të plotë dhe i ka fituar 42 për qind, që prapë është rezultat jashtëzakonisht i madh, dhe del t’i ofendoj të gjitha partitë shqiptare, polarizimi ka ardhur prej tij”.
“Ai duhet të mendohet pse e ka sjellur veten në një situatë të tillë, pasi jam e sigurt që ai s’është aq i çmendur sa të tjerët ia duan shtetin më shumë sesa LDK-ja”, tha Bajrami në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ajo u shpreh e sigurt se cilado parti politike shqiptare që do ta kishte vetëm një deputet më shumë se të tjerat, me përjashtim të VV-së, deri më sot do të kishin bërë koalicion.