Azemi: Nuk mundesh me prit prej LDK-së me ba shkelje ligjore – s’kemi ne faj që ju po i zaptoni pozitat

by Nexhat

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas kritikave për mosvotimin e raportit për verifikimin e mandateve në Kuvend, duke theksuar se partia e tij nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që bie ndesh me rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.

“Nuk mundesh me prit prej LDK që të bëj veprime në kundërshtim me Kushtetutën, me rregulloren e vendit dhe ligjet që janë në fuqi” deklaroi Azemi në emisionin Pressing në T7.

banner

Ai tha se përgjegjësia për ngërçin aktual nuk qëndron te LDK.

“Pjesën tjetër që ju vet nuk e kuptoni se çfarë ligje keni kalu në Kuvend, që i keni shkru vet, nuk ka faj LDK, që ju po i betononi veten në institucione dhe po e zaptoni pozitën me zor”, tha Azemi.

Tutje ai i bëri thirrje Qeverisë në detyrë që të marrë përgjegjësinë për situatën e krijuar nga vetë ata.

“Ju dilni nga ky ngërç që e keni kriju, sepse po e shihni që nuk keni jetë përtej institucioneve që keni kalu këto katër vitet e fundit, e as ide si me dal prej ngërçeve politike,” përfundoi Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy