Pasi Shtëpia e Bardhë paraqiti një përmbledhje ku thuhej se Kina do të përballet me tarifa deri në 245% për shkak të veprimeve të saja hakmarrëse, Kina ka vendosur që të mos i kushtojë aspak vëmendje nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë “lojën e tarifave”, tha të enjten ministria e jashtme kineze.
Në një fletë informuese të publikuar të martën, Shtëpia e Bardhë tha se detyrimet totale të Kinës përfshijnë tarifën e fundit reciproke prej 125%, një tarifë prej 20% për të adresuar krizën e fentanilit, dhe tarifa nga 7.5% deri në 100% për mallra specifike për të luftuar praktikat e padrejta tregtare.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tarifa shtesë për të gjitha vendet dy javë më parë, para se papritur të tërhiqte tarifat më të larta “reciproke” për dhjetëra vende, duke mbajtur gjithsesi tarifat ndëshkuese ndaj Kinës.
Pekini rriti tarifat e veta për mallrat amerikane në përgjigje dhe nuk ka kërkuar bisedime, duke thënë se ato mund të zhvillohen vetëm mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe barazisë. Ndërkohë, shumë vende të tjera kanë nisur të shqyrtojnë marrëveshje dypalëshe me Uashingtonin./Reuters
Javën e kaluar, Kina paraqiti gjithashtu një ankesë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke shprehur “shqetësim të madh” për tarifat amerikane, duke akuzuar Uashingtonin për shkelje të rregullave të këtij organi global tregtar.
Këtë javë, Kina emëroi papritur një negociator të ri tregtar që do të ishte kyç në çdo bisedim për zgjidhjen e luftës në përshkallëzim të tarifave, duke zëvendësuar “carin e tregtisë” ëang Shouëen me Li Chenggang, përfaqësuesin e saj në OBT.
Uashingtoni tha se Trump ishte i hapur për të arritur një marrëveshje tregtare me Kinën, por Pekini duhet të bëjë lëvizjen e parë, duke këmbëngulur se Kina kishte nevojë për “paratë tona”.