Hykmete Bajrami, e cila do të jetë edhe shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, para se të hyjë në seancën konstituive ka folur për media. Ajo ka thënë se qëndrimi i LDK-së, s’ka ndryshuar dhe se Kurti e ministrat që janë zgjedhur deputet, duhet të dorëzojnë dorëheqje formale para votimit,
“S’ka asgjë të re. Ka folur edhe kryetari Abdixhiku. Jemi në qëndrime të njëjtë. Shpresojmë shumë që deputetët e Kuvendit t’i kenë përmbushur kushtet ligjore dhe kushtetuese, që të procedojmë me konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Bajrami,
“S’është opozita që po e bllokon Kuvendin. E keni pa e keni analizu. Është diskutu edhe nëpër studio, Neni 26 të ligjit që e kanë bo vete, thotë se ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqjen”, ka thënë Bajrami tutje.
“Kemi kërkuar që dorëheqjet të dorëzohen para votimit në Kuvend. S’mund ta ushtrosh edhe funksionin e ministrit edhe deputetit. Këta nëse I kanë numrat, mund të kthehen në zyrat e tyre. Nëse I kanë numrat, askush prej opozitës s’mund t’i bllokojë” ka shtuar ajo.