LDK: Kryesuesi shkeli rregulloren, në sallë ishin 100 deputetë, kishte kuorum për të votuar

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që sërish e ka bllokuar seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës,

Nga kjo parti është thënë se deputetët e saj kanë qenë prezentë në sallë, dhe se, Avni Dehari që është kryesues i seancës, e ka shkelur Rregulloren e Kuvendit.

banner

‘‘Sërish Lëvizja Vetëvendosje bllokoi seancën e konstitutimit të Kuvendit.

Të njëzet deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin prezent. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë’’, është thënë nga LDK-ja.

Tutje, nga kjo parti në komunikatën e saj, është shtuar se skenari i mbledhjes s’është respektuar edhe se, kishte kushte që të vazhdonin aty.

‘‘Skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill. Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca.

Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve’’, ka shkruar në komunikatë LDK-ja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy