Analisti politik, Avni Arifi ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe dështimin e konstituimit të Kuvendit.
Arifi ka thënë se që prej se ekziston VV si parti parlamentare, pra pas zgjedhjeve të vitit 2010, asnjëherë nuk e kanë ndihmuar asnjë qeveri dhe asnjë kryeministër, për sigurimin e kuorumit në seancat parlamentare.
“ Nuk e kanë ndihmuar as Thaçin, as Mustafën, as Haradinajn e as Hotin – madje as në seancat kur ishte paraparë miratimi i ligjeve jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët. Si pjesë e një qeverie që fillimisht i kishte 61 vota e më pas ra në 52, sa herë që nevojitej të ishin të pranishëm 61 deputetë, VV e braktiste sallën. Jeta përnjëmend është e rrumbullakët si topi. Po vjen koha që VV t’i korrë me bereqet të gjitha ato që i ka mbjellë’, than Arifi.