Deputetja e PDK, bashkëkryesuesja e seancës e godet Avni Deharin: Pashë shumë parregullsi nga fillimi deri te mbyllja e vrazhdë

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila në cilësinë e deputetes më të re e asiston kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, ka bërë me dije se kryesuesi i seancës konstituive gjatë seancës së djeshme ka bërë shumë shkelje.

Sipas saj Dehari nuk e ka respektuar skenarin e seancës që i ishte paraqitur dje nga sekretaria e Kuvendit.

banner

Në profilin e saj në “Facebook”, Jashari ka shkruar se Dehari ka bërë shumë parregullsi në drejtim e seancës.

“Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari sot doli nga skenari, nga korniza që parashihet për një udhëheqës të kësaj seance. Devijimi nga ky skenar ndodhi që nga pika e parë, ku në vend që deputetët të ftoheshin për votim, ai thirri përfaqësuesit e partive politike për konsultime. Si kryesuese ndihmese e kësaj seance, pash shumë parregullsi, që nga fillim e deri tek mbyllja e vrazhdë e saj. Kjo pozitë, ani se e rastësishme për shkak të moshës, duhet të merret me shumë përgjegjësi!”, ka shkruar Jashari

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy