“Pas 11 majit paratë u kthehen qytetarëve”, Berisha: Ministret vinin në parlament si princesha, me çanta e aksesorë që…

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga një takim me qytetarët në Krujë, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar të korruptuar dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve të zakonshëm

“Kjo qeveri ka vjedhur,” tha Berisha, duke shtuar se në Parlament ka ngritur zërin jo për pasarela mode, por për të denoncuar pabarazinë dhe luksin që, sipas tij, përfaqësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar

banner

“Ministret vinin si princesha, me aksesorë dhe çanta, mos e pyet. Sikur janë princesha, jo shërbëtore të qytetarëve. Gjëra që nuk imagjinohen me rrogë. Nuk del rroga,” u shpreh ai.

Berisha premtoi se më 11 maj, pas zgjedhjeve, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike do të sjellë një ndryshim rrënjësor në mënyrën si menaxhohen fondet publike.

“E gjithë kjo do të marrë fund në datën 11 maj, paratë do t’u kthehen qytetarëve,” përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy