Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se SHBA do të ndalojnë përpjekjet për ndërmjetësimin e bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë nëse asnjëra palë nuk e lejon të arrihet një marrëveshje.
Trump tha të premten se nuk priste që armëpushimi të ndodhte brenda disa ditësh, por kërkoi që ky proces të ndodhte sa më shpejt të ishte e mundur, raporton BBC.
Komentet e tij vijnë pas paralajmërimeve nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili tha se SHBA do të ndalojnë përpjekjet për paqe “nëse nuk ka përparim”.
“Ne nuk do të vazhdojmë për muaj me radhë,” tha Rubio, duke shtuar se SHBA ka edhe “prioritete të tjera”.
Trump gjithashtu tha: “Këtu flasim për njerëz që po vdesin. Ne duam ta ndalim këtë luftë. Nëse njëra palë bën të pamundur arritjen e një marrëveshjeje, do të themi se janë të pamend dhe do të largoheshim nga bisedimet.”
Rusia ka nisur një invadim të Ukrainës në vitin 2022 dhe ka vendosur kushte të rrepta për një armëpushim. Pavarësisht optimizmit fillestar të administratës Trump për arritjen e një marrëveshjeje shpejt, përpjekjet për armëpushim ende nuk kanë pasur sukses.
Pas një takimi me liderët evropianë, Rubio tha se duhet të vendoset shpejt nëse një marrëveshje është e mundur, dhe nëse jo, SHBA do të ndalojnë bisedimet.
Trump kishte thënë më parë se, nëse do të rikthehej në detyrë, ai do ta ndalonte luftën brenda 24 orëve.