Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq do të ketë rritje të lehtë të temperaturave minimale dhe maksimale.
IHK njofton temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë, ndërkaq maksimalet do të jenë nga 27 deri në 31 gradë Celsius.
IHK njofton se në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.
Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.