Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, sot shkoi në Kuvendin e Kosovës për ta rimarrë mandatin e deputetit, pas gjashtë vitesh mungesë.
Limaj nuk mohoi as pohoi të ketë një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa në seancën vetëm abstenoi karshi kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Por, bashkëvendësit e tij në Malishevë, e mirëpresin çdo ujdi që ky e arrin me subjektet tjera politike.
Ata janë të bindur se Limaj, që dikur ishte zëvendëskryeministër e ministër i Infrastrukturës, do të vazhdojë të bëjë punë të mira.
Seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, u paralajmërua të mbahet të hënën e 21 prillit