Muharremi: Linçimi që po i bëhet njërit prej vëllezërve Devolli nga Kurti është sulm brutal

by Nexhat

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka thënë se është sulm brutal ndaj bizneseve vendore dhe ekonomisë së vendit, linçimi që sipas tij, po i bëhet sipërmarrësit të njohur, Shkëlqim Devollit, nga ish-kryeministri Albin Kurti, dhe ish-ministrat e ekzkeutivit dhe deputetët e Vetëvendosjes.

Në një postim në Facebook, Shenolli ka pohuar se kjo çfarë është duke ndodhur është politikë e ulët, duke pohuar se pjesëtarët e VV-së që ishin në Qeveri u paguan nga taksapaguesit e Kosovës.

banner

Ai shtoi se tatimet paguhen edhe nga mijëra punëtorë që punojnë në bizneset e Shkëlqim Devollit.

“Linçimi që po i bëhet njonit prej vllaznive Devolli prej kryeministrit në detyrë, ministrave e deputetëve t’VV-së, është sulm brutal ndaj bizneseve vendore dhe ekonomisë së vendit. Krejt çka po ndodh është politikë e ulët. Jo drejtësi, jo ekonomi. Këta njerëz që sot po e linçojnë dikë publikisht, paguhen pikërisht me tatimet që i paguan ai dhe mijëra punëtorë që punojnë në këto biznese”.

“Nëse kanë fakte, le të shkojnë në prokurori. Jo me shantazhe e deklarata nëpër media sociale. Të gjithë bizneset duhet të respektojnë ligjet dhe rregullat e republikës, nëse kjo kompani ka bërë diçka të keqe, drejtësia duhet të adresoj problemin”, ka thënë Shenolli.

Shenolli shtoi se nuk mund të qëndrojë pa reaguar derisa Qeveria po i sulmon bizneset, e i trajton si armik, duke pasë fjalën për reagimet që po merr Devolli.

“As nuk i njoh Devollët, as nuk kam pi kafe me ta, e kurrë nuk e kam ndru një fjalë as bisedë.  Nuk kam përfitu najherë. Por nuk mundemi me nejt heshtur kur shohim që qeveria e vendit po i trajton bizneset tona si armik”.

“Sidomos kur kjo po bëhet saktësisht sot për ndoshta me mbulu faktin që VV nuk i ka numrat me i formu institucionet. Bizneset tona nuk janë tabela qitjesh. Kjo sjellje duhet me u ndalu. Sot janë ata, nesër mund të jetë kushdo që nuk ju pëlqen”.

“Ky është sulm ndaj punës, tatimeve, mirëqenies e perspektivës së Kosovës. Mjaft më me popullizëm të rrezikshëm”, deklaroi Shenolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy