Fyerje raciste: Pezullohet ndeshja miqësore Katar – Zelanda e Re

by

Lojtaret e Zelandës se Re nuk u kthyen, në shenjë proteste kundër abuzimeve të supozuara racore nga kundërshtarët e tyre

Kombëtarja e Zelandës së Re ka braktisur një miqësore kundër Katarit në Vjenë pasi akuzoi një lojtar të Katarit për sharje raciste ndaj një prej lojtarëve të saj.
“Michael Boxall ishte viktimë e abuzimit racist në pjesën e parë nga një lojtar i Katarit”, shkroi FA e Zelandës së Re në Twitter për të justifikuar faktin që lojtarët e saj nuk u kthyen në fushë pas pushimit. “Arbitri nuk reagoi, kështu që skuadra zgjodhi të mos kthehej për të luajtur në periudhën e dytë të lojës”, shtoi në Twitter. Shoqata e Futbollit të Zelandës së Re ka dhënë mbështetjen e saj për “veprimet e lojtarëve (të saj).

banner

Trajneri portugez i Katarit, Carlos Queiroz, ka folur në mikrofonin e kanalit të Katarit Al-Kass. “Për habinë tonë, kapiteni i Zelandës së Re erdhi tek ne për të na thënë se ekipi i tij nuk do të ribashkohej në lojë”. “Me sa duket dy lojtarë kanë shkëmbyer fjalë në fushë. Kush filloi, kush u përgjigj? Vetëm ata e dinë, nuk ka dëshmitarë, arbitri nuk dëgjoi asgjë dhe as stolat. Është vetëm një debat mes dy lojtarëve”, ka vazhduar. “Tani le t’i lëmë autoritetet e futbollit të marrin një vendim. Por pa dëshmitarë, nuk e di se si FIFA do të mund të marrë një vendim,” shtoi Queiroz. Zelanda e Re kryesonte 1-0 në pjesën e parë.

Një tjetër rast, dje në Austri, u pezullua një tjetër ndeshje miqësore mes U21 të Irlandës dhe Kuvajtit pasi irlandezët raportuan ofendime raciste ndaj një anëtari të ekipit të tyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy