Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët e ritit ortodoks dhe katolik që sot festojnë.
Nga BDI kanë uruar për solidaritet, dashuri dhe falje.
Urimi i plotë:
“Pashkët janë simbol i shpresës, jetës dhe fitores së dritës mbi errësirën.
Është një ditë që na bashkon rreth vlerave universale të dashurisë, solidaritetit dhe faljes.
Në frymën e bashkëjetesës, BDI shpreh respekt për të gjitha komunitetet e krishtera në vendin tonë, të cilat janë pjesë e pandashme e shtetit tonë multietnik.
Ju urojmë një festë të qetë dhe të bekuar, të mbushur me gëzim shpirtëror, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja”, urojnë nga BDI