Zgjedhjet e 11 majit/ Dërgohen në diasporë mbi 98% e zarfeve me fletët e votimit, 8.400 mbërrijnë në KQZ

by Nexhat

241,650 zarfe me fletët e votimit për 11 majin janë dërguar në diasporë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 58,128 janë marrë tashmë nga votuesit jashtë vendit, ndërsa 8,401 kanë mbërritur në KQZ

banner

Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga 10 qarqe të vendit, për shtetasit shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Numri më i madh i fletëve të votimit të shpërndara i përket qarkut të Tiranës me 51.520, Fierit 31.752, Elbasanit 25.022, Durrësit 24.872 e më pas në qarqe të tjera.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 89 723 zarfe, në Greqi 67 165, në Gjermani 25 062, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 274, në Mbretërinë e Bashkuar 16 913 etj.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme

Capture

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy