Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

by Nexhat

Historiani austriak Oliver Schmitt ka thënë se ndarja historike dhe zhvillimet politike të shekullit të 20-të kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e identiteteve të ndryshme ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Ai theksoi se ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkan tashmë është një realitet që ndikon çdo ditë në ndërtimin e përkatësive të reja shoqërore.

banner

Schmitt u shpreh se ky diferencim nuk është thjesht një çështje emërtimi si “shqipërorë” apo “kosovarë”, por një rezultat i zhvillimeve shumë të ndryshme që pasuan ndarjen e territoreve shqiptare pas vitit 1918.

Ai veçoi ndikimin e regjimit enverist në Shqipëri, që solli izolim të plotë, shtetëzim ekstrem të jetës së përditshme dhe shkatërrim të strukturave shoqërore, përfshirë besimin midis individëve për shkak të kontrollit të fortë të Sigurimit të Shtetit

“Në Shqipërinë enveriste u zhduk prona private, ndalohej lëvizja e lirë dhe feja u fshi nga jeta publike. Në ish-Jugosllavi, shqiptarët lëviznin, kishin qasje në teknologji, mallra dhe kontakte me botën. Këto dallime kanë ndikuar fuqishëm në vetëdijen dhe kulturën shoqërore të shqiptarëve në të dy anët”, ka thënë ai në KTV.

Sipas tij, pikërisht për shkak të këtyre dallimeve, sot ekziston një diferencë thelbësore në kulturën politike mes Shqipërisë dhe Kosovës – një aspekt që, sipas historianit, përbën ndryshimin më të madh mes dy shteteve shqiptare.

Surroi ngriti çështjen nëse ky proces do të çojë drejt formimit të identiteteve të reja shqiptare në shekullin 21, përfshirë edhe diasporën, si “bashkësi shqiptare” më të larmishme e më të shpërndara, jo vetëm në Ballkan, por në mbarë botën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy