Me një minutë heshtje për vdekjen e Papa Françeskut nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

by Nexhat

Po vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka nisur më 15 prill dhe ka vazhduar edhe për dy ditë të tjera, pa shumë sukses.

Vazhdimi i saj nisi me një minutë heshtje për vdekjen e Papa Françeskut.

banner

Të shtunën, seanca u ndërpre sërish pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk mori më shumë se 57 vota në dy tentativa radhasi për t’u zgjedhur.

Deputetë të LVV-së paralajmëruan sot se Haxhiu do të jetë sërish kandidatja e tyre për kryeparlamentare.

PDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë atë. LDK-ja ka thënë se do të votojë kundër, ndërsa AAK-ja do të pranonte një kryetare të Kuvendit si Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti Selimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy