Shkruan Albert Prenkaj – Ambasador i karrieres
Sot, të hënën e Pashkëve që quhen edhe Pashkët e Vogla, me rastin e vdekjes së Papa Françeskut, po ofroj disa informacione:
Papati është principatë funksionale e cila udhëhiqet nga Papa si udhëheqëa i shteit të Vatikanit dhe Selisë së Shenjtë.
Si e tillë në historinë moderne funksionon me nënshkrimin e Marrëveshjes Laterane të vitit 1929.
Vatikani është anëtarë vëzhgues në OKB.
Dy vite më parë (2023), gjatë fluturimit në kthim nga disa vizita papale, Franpesku ju drejtua mediave se udhëtimi i aedhshëm duhet të jetë vizitë vendeve të vogla. Kishte planifikuar të vizitoj Kosovën për të forcuar mesazhin e paqës.
Rukujtoj se me më 17 Shkurt 2008, Selia e Shenjtë, At Lombardi kishte deklaruar me rastin e shpalljea së pavarësisë së Kosovës: “Selia e Shenjtë fton të gjithë e sidomos liderët politik të Serbisë dhe Kosovës, të shfaqin maturi dhe përmbajtje…, kështu që të krijohet një premisë për një të ardhme me respekt, pajtim dhe bashkëpunim”. Ky mesazh konsiderohet si shprehje e mendimit së Selisë së Shenjtë që shpallja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme.
Ardhja e Papa Françeskut në krye të Papatit shënoj një epokë të ndryshimeve si në aspektin e brenshëm, ashtu në komunikim me kishat lokale dhe në tema ndërkombëtare.
Papa Borgolio (Françesku) është i njohur si Papë udhëtarë. Në modelin e Papa Vojtilës, udhëtoj në shumë vende në gjeografi të ndryshme. Gjatë Pontifikatit të Papa Françesku zhvilloj 30 udhëtime.
Gjatë Pontifikatit të Tij, përpos vendosjes së komunikimt pra-diplomatik gjatë Pintifikatit të Papa Racingerit (Benediktit XVI), me mbulimin e Kosovës nga Nunciatura në Lubjanë, Kisha Katolike e Kosovës është ngritur në nivel të Administraturës nga Selia e Shenjtë.
Në relacion me shtetin, gjatë Papatit të Françeskut, Kosova dekretoj hapjen e Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë. Është ky një hap me rëndësi në vazhden e komunikimeve që nga lindja e shtetit të Kosovës.
Ky hap ndërmerret bazuar në Konventën për Misionet e vepanta (1969) që rregullon hapjen e misioneve speciale në mes vendeve që nuk njohin njëri tjetrin.
Përgatitjet për thellim të marrëdhënieve janë proces i gjatë në mes Selisë së Shenjtë dhe të gjitha qeverive dhe presidentëve paraprak.
Vatikani ka emëruar Nuncin në Lublanë si Delegat Apostolik që në vitin 2009, ndërsa Kosova ka emëruar Person përgjegjës në rang të Ambasadorit po atë vit. Ishte Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Pastaj ky komunikim është vazhduar me Ambasadorin në Lublanë, Nexhmi Rexhepi. Me kohë përfaqësues të Kosovës me Vatikanin ishin rangjet e zv. Ministrit Emanuel Demaj, zv. Ministrja Teuta Sahatçija zv. Ministri Anton Berisha, dhe njëkohësisht Presidenti Thaçi kishte emëruar ambasadoren Bukurije Gjonbalaj, e cila gjatë mandatit diplomatik në postin e Mabasadorit të Kosovës në Romë ka zhvilluar aktivitete të numërta edhe me Vatikanin.
Dy vite më parë (2023), gjatë fluturimit ju drejtua mediave se udhëtimi i ardhshëm duhet të jetë vizitë vendeve të vogla. Kishte planifikuar të vizitoj Kosovën për të forcuar mesazhin e paqës.
Periudha e Pontifikatit të Papa Françeskut shënon një periudhë me rëndësi e përafrimit me realitetin e ri, Kosovën e cila në një moment pret njohjen nga Vatikani, autoritet moral i rëndësisë së veçant Globale!
Në periudhën kur Vatikani do të ketë Papën e ri, së bashku me njohjen uroj të vendoset një akord në mes dy vendeve, që mbase mund të rregulloj që Kisha Katolike e Kosovës të ngritet në nivel të Arkipeshvisë si kishë ekumenike që kontribuon në dialogun ndër-fetar, paqen e qëndrueshme dhe mirëqenjen e komuniteteve.
Një kardinal i zgjedhur/emëruar nga kleri i Kosovës do të ishte një zë me rëndësi i drejtpërdrejt në Sinodin e Selisë së Shenjtë.
Pra bëhet fjalë për më shumë se 15 vite komunikim intenziv, që me Papa Françeskun shënon një përafrim me pikë-ndalesa të rëndësishme në rrugëtimin drejt zyrtarizimit ndërshtetërorë në nivel në mes dy vendeve që njohin vlerat e njëri-tjetrit.