Krasniqi pas ndërprerjes së seancës: Rrugëdalja është e qartë, VV duhet ta gjejë një kandidat tjetër

by Nexhat

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se VV ka të drejtë ta propozojë kryetaren e kuvendit, por jo për “ta imponuar sepse nuk mundet me çdo kusht për këdo që e propozon”.

“Sot përsëri po e shihni që këta po e vazhdojnë bllokadën për krijimin e institucioneve. Ne vend se ta kërkonin një kandidate tjetër, kandidatja që dështoi disa herë radhazi e që do të dështonte edhe sot e kurdo herë tjetër nuk mundet me qenë me e rëndësishme sesa krijimi i institucioneve”, tha ai

banner

“Rrugëdalja është e qartë, VV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri për të marrë shumicën”, shtoi ai.

“Kandidatja Haxhiu nuk do ta ketë mbështetjen tonë në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë. Ajo është simbol i dështimit të kësaj qeverie në katërvjeçarin e kaluar, krejt mandatin e ka pasë të përcjellur me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetit për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy