Loja e Kurtit: Pasi s’i ka votat e përdor Deharin për të ndërprerë seancën, Konjufca lyp marrëveshje me partitë, Murati del kundër

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës as për të katërtën herë s’ka arritur të zgjedh kryetarin e ri duke e bërë të qartë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka 61 votat që i duhen.

Seanca e hënës që nisi me një minutë heshtje për të nderuar Papa Françeskun që vdiq sot, shumë shpejt tregoi se do të duhet ende kohë për ta konstituar Kuvendin e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurt.

banner

Pasi Glauk Konjufca bëri me dije se subjekti i tij ende e ka kandidate për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun duke bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive për ta tejkaluar ngërçin, kryesuesi i seancës Avni Dehari e ndërpreu seancën duke thënë se ajo vazhdon nesër.

Veprimi i Deharit që nuk lejoi votim u kritikuar si arbitrar.

“Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, tha Albert Krasniqi nga Demokraci Plus.

Por, deputeti tjetër i VV’së, Hekuran Murati ndryshe nga Konjufca mbajti një linjë tjetër.

Ai tha se partitë tjera sot vazhduan “taktikat bllokuese”, pasi sipas interpretimit të tij, për kandidatin e partisë së parë do të duhej të votonin të gjithë.

Në reagimet e tyre PDK, LDK e AAK akuzuan VV’në për uzurpim dhe bllokim të Kuvendit ndërsa insistuan që VV duhet ta ndërrojë emrin e kandidates (Albulena Haxhiut).

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi përjashtoi një marrëveshje për kryerparlamentarin duke thënë se atë e zgjedhë ai që e ka shumicën.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë “bllokuesit e vërtetë” të konstituimit të Kuvendit.

Ajo tha pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive se nuk e kanë obligim të votojnë për kandidatin e propozuar nga partia e parë, siç tha Hekuran Murati i LVV-së.

Sido që të jetë partia e parë e cila e ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të parlamentit në seancën çoi mesazhe të përziera. Konjufca me propozim konstruktiv, ndërsa Murati me qëndrimin se nuk heqin dorë nga kandidatja e propozuar.

Sido që të jetë, nga veprimet e mëtejme mbetet të shihet se a e ka përçuar Konjufca apo Murati qëndrimin e saktë të Kurtit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy