Policia e Kosoves ka arrestuar tre Kosovar-Serb të dyshuar për krime lufte

by engel

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale – Departamenti për Krime Lufte, ka ndërmarrë një aksion të gjerë operativ që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.

Pas një periudhe të gjatë hetimore, autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.

banner

Bëhet fjalë për B.T. (mashkull) dhe N.Č. (femër). Në vazhdën e operacionit, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, M.I. (mashkull), në qytetin e Prishtinës.

Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për maltretim, rrahje dhe torturim fizik e psikik të të ndaluarve shqiptarë gjatë periudhës së luftës, teksa shërbenin si gardianë dhe zyrtarë korrektues në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe aktualisht janë duke u intervistuar nga hetuesit përkatës.

Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për të vazhduar me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet relevante, me qëllim të sigurimit të drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy