Ka reaguar Zyra e Serbisë për Kosovë lidhur me arrestimin e serbëve për krime lufte

by engel

Zyra e Serbisë për Kosovë ka deklaruar sot se në Kosovë po zhvillohet një “valë e re e arrestimeve të serbëve nën pretekstin e rremë për krime lufte, dhe kjo në ditën e dytë të festës më të madhe ortodokse, Pashkëve. Këto veprime tregojnë gjithë dëshpërimin e Prishtinës dhe qëndrimin antiserb të Albin Kurtit, i cili dëshiron të maskojë dështimet e tij politike duke sulmuar serbët.

“Nuk është aspak rastësi që serbët u arrestuan pikërisht në ditën kur Kurti sërish nuk arriti të kalojë kandidatin e tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës ku po pëson debakël, kështu që ai sërish godet serbët”, theksohet në njoftimin e Zyrës.

banner

Sipas deklaratës, Boban T. nga Lipjani, i cili ka jetuar dhe punuar në atë vend për plot 26 vjet pas konfliktit, dhe i cili u arrestua sot, është viktimë politike e regjimit të Kurtit dhe ka jetuar në paqe në vatrat e tij derisa sot u arrestua nën akuza, sipas tyre, të rreme.

Nën të njëjtat rrethana, sot u arrestua edhe Nadica Ç., e cila për vite me radhë ka ardhur në Lipjan dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë problem derisa Kurti dhe Sveçla vendosën ta shpallin atë kriminere lufte pa asnjë provë, thuhet në njoftimin e Zyrës.

Për ta janë siguruar menjëherë avokatë dhe do t’u ofrohet çdo lloj ndihme, ndërsa Zyra për Kosovë do t’i drejtohet të gjitha misioneve ndërkombëtare për t’i njoftuar për valën e re të represionit ndaj serbëve. Pushteti, sipas tyre në ikje në Prishtinë po bën lëvizjet e fundit të dëshpëruara, pas të cilave do të detyrohet përfundimisht të pranojë humbjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy