Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari po qëndron për vizitë në Truqi

by engel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura turke, gjeneral Metin Gürak.

Në takimin me gjeneral Gürak, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

banner

Gjenerallejtënant Jashari u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ku u ri-konfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e fuqishme e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së.
Në takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara.

Gjatë kësaj vizite, komandanti i FSK-së vizitoi forcat speciale, si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi.

Bashkëpunimi me Turqinë mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe kontributin ndaj sigurisë rajonale e globale, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy