Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë Konferencës për Sigurinë Kombëtare, deklaroi se në Shqipëri nuk duhet të lejohet asnjë produkt që nuk tregtohet të paktën në dy vende të Bashkimit Europian. Sipas tij, kjo është një masë e domosdoshme për të garantuar standarde të larta dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
“Nuk duhet pranuar në Shqipëri asnjë produkt që s’tregtohet në së paku 2 vende të BE-së. Ne jemi për liberalizimin e tregut. Edhe mjekësia është batërdi. Nuk rregullohen pajisjet tek shteti, sepse duan që qytetarët të shkojnë tek privati. Shteti do ketë laboratorë modernë. Do ketë pika të përshtatshme të kontrollit të produkteve, që sot ekzistojnë formalisht ose nuk ekzistojnë. Binjakizimi me agjenci prestigjoze është shumë i rëndësishëm. Siguria duhet për importet, por edhe eksportet. Këta dhe me turizmin dështuan në mënyrë spektakolare. Do bëjmë luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare”, tha Berisha