Berisha për Ramën: Flet me sharje dhe shpifje – njeri i shthurur

by Nexhat

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Korçë.

Berisha para qytetarëve foli për Edi Ramën, duke thënë se flet me sharje dhe shpifje.

banner

“Ai flet me raste njëlloj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, me sharje, shpifje, një njeri i shthurur, ju e patë, se çfarë psikologjie mjerane, erdhi këtu dhe mendoi se tani e bleva Ilir Vrenozin, ai mendoi se me strajcat e tij me para, ta ftonte Vrenozin një ditë në podkastin e tij apo do tregonte një foto me të, por ai nuk e di se më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin, moralin, virtyte”.

“Ai ia ka dalë, por s’ia doli me atë njeri që s’ka përfituar nga PD dhe e ka mbështetur në 32 vite që nga themelimi gjer sot. Ilir në një takim me të huaj dhe të rinj më pyetën cili është sekreti i Berishës, u thash vetëm kaq, jeta ime ka qenë përpjekje për të qenë vetja ime dhe s’ka gjë më të madhe jua them të gjithëve, është shumë e thjeshtë, unë të përgëzoj ty”, është shprehur Berisha./TCh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy