“Një qeveri e mirë pro-amerikane që e heq taksën 10% – një kryeministër nga opozita”,  Haradinaj flet për Hamzën edhe për Abdixhikun

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se një qeveri e mirë pro-amerikane e largon taksën ndaj Amerikës.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se këtë mund ta bëjë një qeveri e opozitës.

banner

Sipas tij, për AAK-në nuk prish punë a bëhet kryeministër Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.

“Një qeveri e mirë pro-amerikane e heq taksën ndaj Amerikës, e bën një listë veprimesh bashkëpunimi Kosovë-Amerikë. Me Bedri Hamzën, pse jo, Lumir Abdixhikun, të dytë të mirë, cilido. Unë nuk jam kandidat për kryetar Qeverie sepse s’kam marrë vota. Më shumë vota ka Bedri Hamza, por nëse PDK e LDK merren vesh ndryshe unë e respektoj”, ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy