Gjini: PDK-ja e kishte gjuhën më të butë ndaj LVV-së, s’di pse nuk i ftoi Kurti

by Nexhat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke folur lidhur me përfshirjen e partive në koalicion me LVV-në për krijim të qeverisë, deklaroi se vazhdon të mbetet e njëjtë përgjigjja me JO nëse ftohen nga Kurti.

Sipas tij, nëse është ftuar Lidhja Demokratike e Kosovës, është dashur të veprohet njëjtë edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

banner

“LDK-ja e ka shprehur mos-vullnetin për të hyrë në qeveri, por narracionin e ka pasur pak më ndryshe. Nëse e kanë thirr LDK-në, është dashur ta ftojnë edhe PDK-në, madje PDK-ja e ka pasur gjuhën edhe më të butë, se ka qenë rruga të cilën e ka zgjedhur Bedri Hamza. E ka pasur gjuhën e butë në total për shkak se Bedri Hamza është natyrë dhe karakter i tillë”, tha Gjini në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai më tej shtoi se partia fituese nuk synon krijim të institucioneve.

“Nëse e kishin synuar krijimin e institucioneve, atëherë të paktën do të kishin provuar t’i gjenin 4-5 deputetë, pra nuk e kanë për qëllim krijimin e institucioneve. Unë tash e kam një bindje që Albin Kurti nuk do që t’i krijojë institucionet. Po besoj që ai është duke e keqpërdorur votën shumë të madhe të qytetarëve të Kosovës, për interesa puro të tij. Për shkak se nëse në këtë demokracinë tonë parlamentare del fitues, e ke obligim t’i krijosh institucionet. Problemi është që vet nuk po do ta bëjë, të tjerët nuk po do t’i lë që ta bëjnë, dhe ky është ai oportunizmi i skajshëm”, shtoi Gjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy