Gazetarët e RTK’së u bashkuan me kolegët e tyre në bojkotimin e Kurtit, Basha i sulmon

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar në lidhje me bojkotin që gazetarët sot i kanë bërë liderit të kësaj partie Albin Kurtit, duke e sulmuar gazetarin/en e RTK-së, ku ka thënë se nuk është dashtë të veprojnë si gazetarët e tjerë.

Basha i VV-së, në postimin e tij ka sulmuare dhe mediat e tjera, duke thënë se gazetarët po bien pre e ‘‘devolli news’’ dhe disa ‘‘portaleve të langarecave’’.

banner

‘‘Mediat bojkotojnë sepse po thonë nuk ka transparencë, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka pas prononcime të vazhdueshme para mediave rreth qëndrimeve tona, përfshi paraqitjet televizive! Pra kemi qenë shumë transparent!

Po m’dhimbsen disa gazetarë që po bijnë pre e devolli news dhe disa portaleve të langarecave!

Mirëpo së paku gazetari/ja e RTK-së s’ish dashtë me mendu si hibridat marrë parasysh që paguhet me taksa të qytetarëve, e jo reklama të devollëve’’, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy