Vrau të bijën në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari! Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

by Nexhat

Arrestohet në Liban Fadi Alwan, 49-vjeçari i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij Rayyan Alwan, 24 vjeç, në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton se pas komunikimit me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, Fadi Alwan, 49 vjeç.

banner

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 49-vjeçari në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen Rayyan Alwan.

Trupi i 24-vjeçares së vrarë, u tërhoq nga avokati pas rreth dy muajsh.

Rayyan Alwan është dërguar fillimisht në Liban dhe më pas është varrosur në Gjermani më 11 prill, vendi ku ajo kishte jetuar dhe ndërtuar jetën e saj.


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy