Aktorja e njohur Demi Moore është shpallur “Gruaja më e bukur në notë” për vitin 2025 nga revista prestigjioze PEOPLE.
Në moshën 62-vjeçare, Moore rrëfen me sinqeritet për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit, bukurisë së brendshme dhe suksesit të fundit në karrierë me filmin horror “The Substance”, i cili i solli çmime të rëndësishme si Golden Globe dhe Screen Actors Guild.
Në një intervistë për këtë numër special, Moore ndan reflektime të thella mbi jetën e saj, përfshirë një fëmijëri të vështirë, sfidat në marrëdhëniet personale dhe përvojën si nënë e tre vajzave: Rumer, Scout dhe Tallulah, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis. Ajo thekson rëndësinë e pranimit të vetvetes dhe bukurisë që vjen nga përvoja dhe pjekuria.
Familja dhe miqtë e saj kanë reaguar me entuziazëm ndaj këtij nderimi. Vajzat e saj kanë shprehur krenarinë dhe dashurinë për nënën e tyre në rrjetet sociale, ndërsa Emma Heming Willis, gruaja aktuale e Bruce Willis dhe mikesha e ngushtë e Moore, ka vlerësuar bukurinë dhe forcën e saj të brendshme.
