Në Maqedoninë e Veriut, historia e shqiptarëve është fshirë nga tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.
Kështu deklaroi edhe profesori Avzi Mustafa, i cili thekson se deri më tani në tekstet e historisë ishin të pranishme tri tema të përgjithshme dhe shtatë të tjera që trajtonin specifikisht historinë e shqiptarëve.
Por tashmë, sipas tij, Byroja për Zhvillim të Arsimit i ka larguar të gjitha.
Ai shprehet ashpër edhe për mënyrën si përgatiten tekstet shkollore në vend, duke thënë se sistemi është i politizuar dhe i kontrolluar nga partia në pushtet.
“Nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në botë ku Ministria e Arsimit është njëkohësisht edhe botuese e teksteve, edhe autore përmes njerëzve të afërt me ministrinë dhe partinë që është në pushtet. Gjendja është katastrofike”, shton ai, në emisionin ” Kosova Today” në Klan Kosova.
Ndiqni detajet, në videon vijuese: