Kica-Xhelili për Haxhiun: Një person i cili shkel Kushtetutën në vazhdimësi dhe ndjen krenari, është i padenjë për të përfaqësuar Legjislativin

by Nexhat

Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), në një përballje me analistin Viktor Buzhala lidhur me nominimin e Albulena Haxhiut për të paren e Kuvendit ka thënë se nuk është e denjë për atë pozitë sepse është shkelëse e Kushtetutës dhe në të njëjtën kohë sillet me krenari.

Viktor Buzhala është shprehur se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë dhe se është e denjë për pozitën e kryekuvendares, ndërsa Kica-Xhelili ka thënë se ajo nuk e përfaqëson votuesin e LDK-së andaj kryetari i Kuvendit duhet të përfaqësoj unitetin politik.

banner

“Ajo përfaqëson votuesit e saj, krejt legjitime sikurse që unë që përfaqësoj votuesit e mi…shumë mirë që ajo paska kënd ta përfaqësoj por nuk e përfaqëson votuesin e LDK-së, për këtë punë jam unë dhe votuesi i LDK-së nuk pranon kompromise… unë thash  e pa-dinjitetshme për me qenë kryetare e Kuvendit absolutisht sepse një person i cili shkel Kushtetutën në vazhdimësi dhe ndjen krenari mbi këtë shkelje është i padenjë për të përfaqësuar Legjislativin si pushtet të ndarë në Kosovë dhe nuk di si ta them këtë më qartë”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy