17
Apeli i Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar më 10 shkurt, ditën kur ai u arrestua nga agjentët e BKH. Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit të GJKKO-së, Engert Pëllumbi.
Po sot, në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet edhe rekursi i vëllait të tij, Arbër Veliaj, për sekuestron e celularit.
Një ditë më parë, GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga burgu dhe rrëzoi ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili vijon të qëndrojë në arrest shtëpie.