Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar mundësinë e bashkëpunimit me Nismën Socialdemokratike të Fatmir Limaj.
Ai ka lënë të kuptohet se, përkundër faktit që Nisma ka vetëm tre deputetë në Kuvend, Limaj ka kërkuar postin e kryeparlamentarit.
Rexhaj ka deklaruar se, nëse LVV do të pranojë një marrëveshje të tillë, do të ishte e padrejtë ndaj votuesve të partisë.
“Me tre deputetë të marrë postin e kryeparlamentarit mendoj se do të ishte pak si të hyje në hak edhe votuesve të LVV-së, sepse LVV ka marrë mbështetje për 42%,” ka thënë Rexhaj në emisionin “Politiko”,
Për tre herë radhazi, kandidatura e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare nga LVV ka dështuar të zjgidhet.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të premten në orën 10:00, ku do të vendoset për vazhdimin e negociatave dhe pozitat kyçe në institucione.