Çitaku për Qeverinë Kurti: Të përfshirë në kartelin mafioz të energjetikës, çdo ditë skandale

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, duke e lidhur këtë me një sërë skandalesh që, sipas saj, po godasin sektorin energjetik nën qeverinë Kurti.

Në Debat Plus, Çitaku tha se rasti i Zeqirit është vetëm një hallkë në zinxhirin e aferave të ndërlidhura me energjinë elektrike.

banner

“Por, çfarë po shohim çdo ditë është shpalosje të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë në largim. Posaçërisht në fushën e energjetikës. Para se të mësonim për këtë shkarkimin sot, ne para pak ditësh kemi qenë dëshmitar të shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ana e ZRrE-së, dhe kjo është hera e tretë brenda mandatit të qeverisë Kurti që qytetarit të Kosovës i shtrenjtohet energjia elektrike”, ka thënë Çitaku.

Çitaku kritikoi edhe vendimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke kujtuar se kjo është hera e tretë brenda mandatit të qeverisë Kurti që ndodh një gjë e tillë.

Ajo rikujtoi edhe rastin e Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, për të cilin ka pasur raportime të shumta për përfshirje në kontrata të dyshimta energjetike, por që vazhdon të mbajë pozitën diplomatike.

“Në fakt shenjat e para të qarte, të dukshme për përfshirjen e eksponentëve të lartë të VV-së në aferat të shumta të energjisë, e kemi parë që nga rasti i Martin Berishajt. Se këtu skandali po e zë skandalin, e po harrohet. Martini nuk është shkarkuar, ai vazhdon të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci. Ngjashëm me pretendimet që u shpalosën mbrëmë në studio, është edhe kompania e zotit Berisha, as ai nuk ka zyre, punon vetë, përfiton kontrata multimilionshe, ndërmjetëson kontrata multimilionëshe, tërheq miliona euro para kesh, nuk dihet ku i çon. Pra e kemi rastin e Nagip Krasniqi, përfshirje e ngjashme e drejtpërdrejtë proceduarat e tenderimit për kontratat multimilionshe. Kemi përfshirjen e drejtpërdrejt edhe të kryeministrit edhe të ministrave në një grup WhatsApp. Këto skandale po e shpërfaqin hipokrizinë e kësaj kaste qeverisje dhe përfshirjen tyre në kartelin mafioz në fushën energjisë elektrike”, ka shtuar Çitaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy