I dërguari amerikan Steve Witkoff dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë patur bisedime “konstruktive” në Moskë të premten. Siç raporton BBC, diskutimet kanë zgjatur tre orë,
Yuri Ushakov, një ndihmës i Vladimir Putinit, ka deklaruar se brenda takimit, si pikë e veçantë, është diskutuar edhe mundësia që Rusia dhe Ukraina të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta.
SHBA-të nuk kanë publikuar detaje për atë që u diskutua gjatë takimit, por ndërsa zhvillohej, Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej se të dy palët ishin afër arritjes së një marrëveshjeje.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë, duke fajësuar Moskën për dështimin për të rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm të paraqitur më parë nga SHBA-të.