A do të jetë “Mundësia” shtojcë e partive të mëdha? Agron Shehaj: Ne jemi e vetmja parti që do të hyjmë në parlament pa ndihmën e PD-PS

by Nexhat

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, i ftuar në “Log” në News24, u shpreh se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim pas zgjedhjeve të 11 majit

Shehaj tha se “Mundësia” do të jetë partia e parë dhe e vetme që hyn në parlament pa mbështetjen e dy partive të mëdha dhe duke i patur kundër të gjithë partitë

banner

“Ky është një projekt politik afatgjatë, dhe zgjedhjet e ardhshme janë hapi i parë. Meloni është një shembull që pikërisht duke i qëndruar besnik parimeve dhe premtimeve mund të bëhesh një ditë kryeministër”, tha kreu i “Mundësisë”

Lidhur me pazaret që Shehaj thotë se i janë ofruar, kreu i partisë “Mundësia”, tha se janë 5 deputetë të PD që kanë shprehur dëshirën ti bashkohen kësaj partie të re politike.

Agron Shehaj: Ne do jemi partia e parë dhe e vetme që hyn në parlament pa mbështetjen e dy partive të mëdha dhe duke i patur kundër të gjithë partitë.

Ky është një projekt politik afatgjatë, dhe zgjedhjet e ardhshme janë hapi i parë.

Meloni është një shembull që pikërisht duke i qëndruar besnik parimeve dhe premtimeve mund të bëhesh një ditë kryeministër.

Ne kemi patur kërkesa, 5 deputetë të PD që do kishin dashur të bëheshin pjesë e partisë “Mundësia”. Kur ti nuk ndan me ata parime, dhe një ditë të bukur dëshiron të bëhesh pjesë, pazare quhet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy