Berisha: Ne kemi në krah avokatin e presidentit Donald Trump. Ata të tjerët kanë bandat, Suel Çelët, Bajrat, Hajrat…

by Nexhat

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, në fjalimin e tij në Kuçovë, theksoi mbështetjen e Chris LaCivita për PD, avokatin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili, sipas Berishës, ka drejtuar fushatën më të suksesshme elektorale të presidentit Trump

Ai e përmendi këtë si një garanci për forcimin e opozitës dhe luftën për të drejtat e shqiptarëve, duke theksuar se LaCivita është avokat i kauzës së votës së lirë

banner

Berisha tha se opozita është e fuqishme, udhëhequr nga LaCivita, ndërsa nga ana tjetër e konsideroi kundërshtarin, se ka lidhje me bandat, duke përmendur emra si Suel Çela, Bajrat dhe Hajrët.

Ai tha se kundërshtarët e tij janë të tmerruar nga mundësia që grupet e lidhura me ta të shpallen si “grupe terroriste” më 12 maj, dhe akuzoi Edi Ramën si bashkëpunëtor të këtyre grupeve.

Fjalimi i Berishës përfundoi me një apel për fitoren e opozitës dhe besimin tek “shpirti madhështor i shqiptarit”, duke shprehur optimizëm për një Shqipëri të lirë dhe të suksesshme

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Kuçovë:

Por përsëri ne jemi më të fortë së kurrë, sepse fushatën tonë, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita.

I ra dotës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi.

Por miq, këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë, sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump.

Imagjinoni tani miq.

Në një anë opozita me Chris LaCivitanë, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara.

Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë.

I them unë këtu para jush, janë tmerruar se në mënyrë absolute do të shpallen grupe terroriste me datën 12 maj, dhe Edi Rama bashkëpunëtor kryesor i tyre. Po, po.

Kështu që edhe ato pak shpresa ju shuan, Edi Rama të ardhme nuk ka.

Fitorja është e njerëzve të lirë, e qytetarëve të lirë, e atyre që besojnë tek shpirti madhështor i shqiptarit, tek Kuçova Madhështore, Shqipëria Madhështore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria,

Fitore, fitore, fitore!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy