Pyetët se kush duhet të jetë Papa i ri, Trump bën shaka: Do të doja të isha unë

by Nexhat

Një nga pyetjet që iu drejtua presidentit amerikan, Donald Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë pak më parë ishte se kush mendonte ai se duhet të ishte Papa i ri.

Kardinalët do të mblidhen javën e ardhshme në një konklav sekrete për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike, pas vdekjes së Papa Françeskut

banner

Duke buzëqeshur sapo dëgjoi pyetjen, Trump u përgjigj “Si Papë? Do të doja të isha Papa. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”, shkruan skynews.

Ai shtoi se nuk kishte ndonjë preferencë për atë që duhet të jetë Papa i ri, por sugjeroi se Timothy Dolan, Kryepeshkopi i New Yorkut, mund të ishte një zgjedhje e mirë

“Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë. Por, duhet të them se kemi një kardinal nga një vend i quajtur New York që është shumë i mirë, ndaj do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Ndryshe, tashmë dy emra përmenden më shpesh se të tjerët. Kardinali italian Pietro Parolin, sekretari i shtetit të Vatikanit, dhe kardinali filipinas, Luis Antonio Tagle, i njohur për afërsinë e tij me drejtimin reformues të Papës Françesku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy