Kryetarja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një konferencë për mediat së bashku me përfaqësuesin e PD-së në KQZ, Franc Nuri.
Topalli i bëri thirrje KQZ-së që t’i kërkojë DHL-së të respektojë kushtet ligjore të kontratës në mënyrë që të mos shkelet e drejta e votuesve jashtë vendit për të ushtruar votën e tyre
“I bëj thirrje KQZ-së që ti kërkojnë DHL-së që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe logjistike. Thyerja e afateve dhe e standarteve të vendosura në ligj, është një cënim i rëndë të votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijvë të Shqipërisë. Në këtë mënyrë ajo do cënonte tërësisht integritetin e këtyre zgjedhjeve”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Topalli ka shprehur dhe mirënjohjen ndaj çdo shqiptari që voton, pasi sipas saj, në këtë mënyrë përmbyset regjimi.
“Shpreh mirënjohjen për shqiptarët që po votojnë në mënyrë masive dhe po sakrifikojnë duke shkuar tek zyrat edhe pse nuk e kanë detyrim. Me votën e tyre do përmbysim regjimin.
Dy momente janë kyçe që do të bëjnë ndryshimin e madh: Diaspora dhe gratë.
E shofim me pozitivitet votimin që po ndodh në botë pasi shqiptarët po votojnë në një akt të fortë drejtësie dhe historik për t ia rikthyer dëbimin që i kanë bërë shqiptarëve”, tha Jozefina Topalli