17
Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po zhvillohen me ritme të shpejta, duke synuar që fluturimi i parë testues të realizohet më 8 Maj të këtij viti. Zv/kryeministrja Belinda Balluku vizitoi punimet dhe vlerësoi investimin, duke theksuar se aeroporti do të mund të përpunojë deri në 4.5 milionë pasagjerë në fazën e parë të operimit.
Aeroporti do të shërbejë si portë kryesore për turistët që drejtohen në rivierën e jugut të Shqipërisë, dhe pritet që fluksi i vizitorëve gjatë sezonit veror të rritet me 20-30% krahasuar me vitin e kaluar