Limaj: Duhej koalicion para futjes në Kuvend – po pres dhe po besoj që kjo do të ndodhë shumë shpejt

by informim peje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha “pyetjet i di”, duke u ndalur para gazetarëve para vazhdimit të seancës konstituive.

“Shpresoj që kemi me marrë edhe përgjigjen pas Kuvendit”, tha ai.

banner

“Siç kam thënë edhe herën e kaluar, konstituimi i Kuvendit dhe të Qeverisë, si në të kaluarën, e gjithmonë, vështirë do të bëhet pa një marrëveshje politike, të koalicionit i cili e përcakton, e definon dhe e vendos shumicën parlamentare – dhe ajo shumicë e zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë dhe qeveris me vendin sipas mandatit ligjor të dhënë nga qyetarët e Kosovës dhe sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

“Shpresoj e besoj, atë që qe një kohë jam duke e thënë, njerëzit ta kuprojnë: kjo është rruga që ndërtohen institucionet, kjo është rruga që bëhet politika kudo në botë, kështu është bërë në Kosovë deri më tani. Marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se me u futë në Kuvend, dhe ajo shumicë pastaj udhëheq në ndërtimin e institucioneve, prej kryetarit të Kuvendit deri në qeveri. Dhe po pres, dhe po besoj që kjo shumë shpejt do të ndodhë sepse ky është interesi i vendit tonë, i Kosovës”.

“Për më tepër, besoj, pasi të kryhet seanca, jam i gatshëm t’i zgjerojë bisedimet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy