Berisha: Programi ynë është programi i zemrës së dhembshur

by Nexhat

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e degëve nr. 1, 3 dhe 14, në Sheshin “Shtraus” (Xhamlliku) në Tiranë, ku prezantoi programin e koalicionit  “PD – Shqipëria Madhështore”.

Berisha u shpreh se “programi ynë është programi i zemrës së dhembshur”.

banner

“Të dhemb në zemër kur sheh 760 mijë burra dhe gra, të moshuar, me pensione me të cilat nuk mbyllin dot muajin, me të cilat nuk blejnë dot ilaçet. Unë garantoj çdo pensionist që sot merr nën 200 euro, që 100 ditët e para të qeverisjes do ketë pensionin minimal 200 euro. 200 euro do jetë minimumi për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmije me një prind, për çdo student me bursë.

Jo vetëm kaq, por të gjithë këta, të gjithë pensionistët, të gjithë personat me rrogë të ulët, e cilat nuk do jetë më kurrë nën 500 euro, do kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin mbrapsht TVSH-në, e cila është 450 euro dhe të shkojë sa të shkojë në vite.
Miqtë e mi, ju e keni të qartë, e keni dëgjuar, sot problemet shëndetësore të njerëzve janë bërë probleme kryesore”, theksoi Berisha.

Ai tha se mazhoranca socialiste nuk mbajti premtimin për shëndetësinë falas.

“Shqiptarët sot paguajnë 67 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre nga xhepi i tyre. Paguajnë trefishin e italianëve, trefishin e gjermanëve, francezeve. Paguajnë 820 milionë euro. Paguajnë katër herë më shumë se për bukën. Kjo do të thotë se ata mbeten pa mjekim se nuk i kanë këto para, ose i shtrijnë dorën të tjerëve për lëmoshë, ose i porosisin në emigracion. Zotimi ynë është solemn: 100 ditët e para Shqipëria vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të republikës italiane”, theksoi Berisha.

Ai tha se “Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Rroga mesatare do jetë 1250 euro dhe vrapi ynë në rritjen e rrogave dhe pensioneve ndalet vetëm kur të dalim në krye të të gjitha vendeve të rajonit,.
Asnjë vend në rajon nuk është i pasur sa Shqipëria. Asnjë. Ne ç’do bëjmë? Ne do ua kthejmë paratë ju, do ua kthejmë pasuritë publike ju”, theksoi Berisha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy