Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin “Log.” në News 24, ku u shpreh hapur për ambicien e tij për të qenë në krye të qeverisë shqiptare
Shehaj theksoi se dëshiron të bëhet kryeministër, por shtoi se më e rëndësishme se emrat është misioni që mbart Partia Mundësia. “Nëse në të ardhmen do të jem unë, Erald Kapri, Barbara Doda apo një tjetër politikan i ri në krye të qeverisë, kjo mbetet për t’u parë – por synimi kryesor është i qartë: ndërtimi i një qeverie të pastër dhe me integritet.”
Agron Shehaj: Partia Mundësia synon që të rrisë votat. Unë dua të bëhem kryeministër. Kur krijon një parti politike, dhe ke një rrugë të vështirë, normalisht që synon që në të ardhmen synon që të jesh kryetar i qeverisë. Partia Mundësia ka si qëllim t’ju japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar. Nëse do jem unë kryeministër a Erald Kapri, a Barbara Doda a ndonjë politikan i ri, këtë nuk e di, por ne duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar