Në një intervistë në TV Dukagjini në emisionin “Five”, Dardan Molliqaj kryetari i PSD-së ka thënë se dy palët, edhe Vuçiq dhe Kurti me siguri i kanë pranuar kushtet e BE-së dhe do të marrin pjesë në takimin e paralajmëruar.
Kurti ka pranuar që të organizohen zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore që nënkupton se Kurti duhet të gjejë një zgjidhje se si t’i largojë kryetarët nga objektet e komunave.
Poashtu, çdo ditë e më shumë KFOR-i është duke e marrë përgjegjësinë dhe kompetencat për sigurinë duke e larguar policinë e Kosovës nga aty. Për t’u arsyetuar para publikut, Kurti po synon të gjejë arsyetime për largimin e policisë duke thënë se u larguan kriminelët dhe tani më qendrimi i policisë aty nuk është i nevojshëm.
Pas çdo intervenimi të Kurtit në veri ka pasur dëme, njëra prej tyre është zbehja e marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, çdo herë pas çdo veprimi të tij janë zbehur marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.
Kurti i ka pranuar kartat e identitetit të lëshuara në sërbi, ka dështuar në çështjen e targave, njëjtë do të ndodh edhe me veprimet me kryetarët e komunave. Ai do të detyrohet të mbaj zgjedhjet dhe të krijoj kushte për pjesëmarrjen e sërbëve në zgjedhje të cilat do t’i fitojnë ata.
Sipas tij Kurti ka pranuar se sërbet në veri do të kenë kompetenca shtesë, dhe se ai ka njoftuar sot se sërbet në veri do të kenë trajtim të veçantë. Me 26 Prill Kurti e ka pranuar nga BE një draft të asociacionit dhe një letër që quhet plani i zbatimit nga BE me 26 Prill 2023 i cili është shumë më i keq se të gjitha marrëveshjet e mëparshme sepse ka pranuar shtesa që nuk kanë qenë në marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës.