Në kuadër të operacionit “Baruti” janë sekuestruar 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.
Pronari i banesës, me precedentë të mëparshëm kriminal për armëmbajtje pa leje është vënë në pranga.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Çezarin Jaku, 61 vjeç.
Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.
Gjtiahstu vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast