Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e zv.presidentit J.D. Vance

by Nexhat

Kur na ndajnë vetëm 9 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zv.presidentit të SHBA, J.D. Vance, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Thënia e zv.presidentit amerikan është vendosur mbi një foto ku shfaqet një zarf duke u futur në një kuti

banner

Në mesazhin e Vance theksohet se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi, teksa shton se nuk ka vend për pengesa – ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.

“Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.”— Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance; citohet nga Ambasada e SHBA.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy