“Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro”, Rama: Hapëm 300 mijë vende të reja pune

by Nexhat

Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. Sipas tij, janë hapur 300 mijë vende të reja pune.

Lidhur me pagën mestare ajo do të bëhet 500 euro në janar të vitit të ardhshëm, ku ën Shqipërinë 2030 do të jetë së paku 650 euro

banner

“1 milion e 23 mijë të punësuar kur ne morëm detyrën. Në fund të 2024 janë 1 milion e 327 mijë.

A janë 300 mijë të paktën në mes? Natyrisht me aritmetikën sot jemi në hall se ka nisur një sulm nga aritmetikës. Nën 15 për qind janë numri i të punësuarve me pagën nën 40 mijë lekë.

Për rritjen e pagave, paga minimale ishte 127, është 400 dhe në janar të 2026 do të bëhet 500. Në Shqipërinë 2030 do të jetë të paktën 650 euro. Në sektorin privat ështe e qartë që paga minimale ka shkuar tek 500. Ka shumë që e kanë edhe më lart. Mesatarja e pagave ishte 322, është 848 dhe doit ë shkojë të paktën 1000 euro. Në sektorin publik, do të shkojë 1200 euro.” /abcnews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy