Po kalon një javë që kur Qeveria e Kosovës ka marr një vendim që mos lejojë hyrjen në Kosovë të kamionëve më mallra serbe. Ky vendim është marr pas kidnapimit të tre policëve kosovarë nga Serbia. Deri me tash mbetet i paqartë vendim për bllokim pasi i njëjti nuk është publikuar. Kjo paqartësi sipas njohësve të çështjeve politike e ekonomike mund të ndikoj në damë të Kosovës.
Kamionë me targa serbe e që pretendohet të ketë edhe mallra nga ky shtet, që nga 14 qershori vazhdojnë të mos lejohen të hyjnë në Republikën e Kosovës.
Policia kufitare këtë vendim po e respektojnë nga 14 qershori kur u kuptua se Serbia ka kidnapuar tre policë kosovarë në vijën kufitare, Bare të Leposaviqit.
Mirëpo, ky vendim që po respektohet nga Policia e Kosovës, asnjëherë nuk është paraqitur në publik si vendim i ndonjërit prej dikastereve ekzekutive.
RTV Dukagjini ka pyetur Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, si monitorues të kufijve e dhe Ministrinë e Tregtisë që ka nën kompetencë mallrat, mirëpo asnjëra nga këto institucione nuk kanë dhënë përgjigje nëse ekziston një dokument i protokolluar që i vendos embargo Serbisë.
E krejt kjo gjendje e paqartë duket se do të ketë një ndikim të keq në aspektin politik e ndërkombëtar për Kosovën.
“Në aspektin politik dëmi për Kosovën kur ka paqartësi të vendimit ka ndikim tjetër, në momentin kur ka konfuzitet edhe karshi Serbia edhe karshi ndërkombëtarëve, Kosova mund të duket joserioze. Në këtë kohë kur situatat në teren është e tensionuar dhe dialogu Kosovë-Serbi është në krizë, atëherë më mirë të kemi vendime të qarta që dihet qëllimi i tyre dhe strategjia”, ka deklaruar Arbër Fetahu nga GLPS.
Përpos në aspektin politik, ky vendim po shihet jo i menduar mirë edhe në aspektin ekonomik të Kosovës.
“Ky vendim ka shkaktuar problem teknike pasi bizneset nuk kanë qenë të informuar dhe i kanë paguar bizneset tona mallrat dhe i kanë prurë deri në kufi dhe janë mbetur aty. Direkt janë dëmtuar bizneset kosovare dhe Qeveria është dashur të bëjë një vendim me paralajmërim, duke informuar bizneset kosovare paraprake”, ka thënë Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Nga e hëna mbrëma, pikat kufitare Bërnjak, Jarinjë e Merdarë janë raportuar si të bllokuara në Serbi, si shkak i protestave që po zhvillohen atje.