26
“Po jep shembullin më të keq të gruas shqiptare”, kështu tha Ganimete Musliu, deputete e PDK-së referuar Albulena Haxhiut, dhe dështimit të saj për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit, dhe duke u mos u tërhequr nga kandidatura.
“PDK e ka qëndrimin e qartë. Më vjen keq shumë që Haxhiu nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e saj në politikë. Prej gazit lotësjellës kam besuar që nuk do të lejojë të keqpërdoret. Po përdoret nga Kurti si armë kundër Kosovës. Po e jep shembullin më të keq për gruan shqiptare”, tha Musliu para gazetarëve.